3-vjeçari që vdiq në kopsht kishte shenja në fyt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    3-vjeçari që vdiq në kopsht kishte shenja në fyt

    Insajderi
    07 January 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 3 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një kopsht privat në Fier. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se fëmija identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Fierit.

    Sipas burimeve nga spitali, mësohet se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

    Ndërkohë trupi i pajetë i 3 vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit ku pritet që ti bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një kopsht privat në qytetin e Fierit.

    “Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark