
Gjykata Themelore në Prishtinë përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, kanë caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për 6 të pandehurit e arrestuar dje, pas bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, në Prishtinë.
Lajmin e ka të bërë të ditur vet Gjykata Themelore nëpërmjet një komunikate për media dhe vendimi është marrë nga dy gjyqtarë të procedurës paraprake të EULEX-it të cilët ia kanë caktuar masën e paraburgimit.
“Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim.
Insajderi gjatë ditës së djeshme ka publikuar, listën e plotë e 51 të dyshuarve të “grupit të Azem Sylës” , gjithashtu edhe për tokat që janë tregtuar nga ky grup para luftës së dytë botërore kanë qenë prona private kryesisht të serbëve të Kosovës. /Insajderi.com