30 ditë paraburgim për Azem Sylën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    30 ditë paraburgim për Azem Sylën

    Insajderi
    30 April 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelorë në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e 30 ditë paraburgim për Azem Sylën, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

    “Këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin A .S. Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016”, thuhet në njoftimin e gjykatës

    Azem Syla, ish-Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dyshohet për krim të organizuar lidhur me shitjen e pronave shtetërore.

    Ai është arrestuar të premten gjatë një aksioni të madh policor. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark