Deputetët Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kada Bujupi, Fisnik Ismaili dhe Albulena Haxhiu do të qëndrojnë në arrest shtëpiak prej 30 ditësh. Kështu ka vendosur të shtunën pasdite Gjykata Themelore në Prishtinë.
Deputetët opozitare u arrestuan gjatë seancës së parë të mbajtur për këtë vit të Kuvendit të Kosovës, ku disa herë u hodh gaz lotsjellës.
Vendimin e Gjykatës Themelore e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe avokati mbrojtës Arianit Koci.
Ndërkaq, për katër deputetët e tjerë, Rexhep Selimi, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Shqipe Pantina, gjykatësi ka shqiptuar masën e lajmërimit në polici./Inasjderi