30 ditë paraburgim për Gafurr Dugollin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    30 ditë paraburgim për Gafurr Dugollin

    Insajderi
    15 March 2016 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë në Shkup  ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Gafurr Dugolli, ish-pjesëtar i UÇK-së që aktualisht punon në Ministrinë e FSK-së.

    Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij, Bujar Dugolli, i cili në ditën e arrestimit kishte thënë për Insajderin se Kosova nuk duhet të lejojë ndalimin e ushtarëve të UÇK-së me fletarreste të Serbisë.

    “Ia kanë caktuar 30 ditë dhe kjo është një padrejtësi. Është për keqardhje që shteti maqedonas merr parasysh ligje e fletëarreste të Serbisë për banorët e Kosovës”, ka thënë Dugolli.

    Familjarët e Dugollit kanë qenë në Shkup deri në orët e mbrëmjes në pritje të vendimit për të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark