30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Vushtrri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Vushtrri

    Insajderi
    12 November 2016 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zoran Vukotiq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, ka dalë para Gjykatës Themelore të Mitrovicës të premten, ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e misionit të EULEX-it, Besa Domi.

    Atij në këtë seancë i është cakutar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake.

    Vukotiq u arrestua nga autoritetet malaziase më 11 mars të këtij viti, ndërsa të enjten nga autoritetet e shtetit fqinj u krye ekstradimi në Kosovë.

    Ai dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, ndër të cilët sic merr vesh Klan Kosova është edhe Goroljub Paunoviq, i njohur me nofkën “postieri”, ka kryer krime kundër popullatës civile në rrethinën e Vushtrrisë, dhe ka qenë i përfshirë në masakrën ndaj 104 civilëve në fshatin Studime të këtij qyteti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark