Në ditën e testimit shkollën “Faik Konica” në Prishinë e ka vizituar Zëvendës Ministrja e Arsimit – Anila Statovci, e cila u shpreh shumë e kënaqur me gjithë organizimin e këtij testi.
Sipas saj, këtë vit ky test dallon nga ai i vitit të kaluar në organizimin dhe menaxhimin e tij, shkruan Klan Kosova.
E kënaqur u shpreh edhe drejtoresha e shkollës “Faik Konica” Kumrije Kallaba – Sahiti, e cila tha se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi dhe se gjithçka ka filluar me kohë në këtë shkollë. Sipas saj, pos një defekti teknik që është paraqitur ne test, ku opsioni i një përgjigjeje nuk ka qenë i rregullt, probleme te tjera nuk kanë pasur.
Deri në këto momente nuk ka asnjë rast që është raportuar për kopjime apo gjëra të ngjashme.
Rezultatet e këtij testi do te publikohen me 30 maj. /Insajderi.com