
Erdin Haxhiu është 30 vjeçari që vdiq sot tragjikisht në Prishtinë. Ai humbi jetën teksa po ecte rrugës dhe mbi të ra një lis të cilin e rrëzuan erërat e forta, shkruan Gazeta Insajderi.
Plagët e marra ishin fatale për të. Haxhiu është nga komuna e Podujevës.
Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri ka shprehur ngushëllime familjes Haxhiu. Ai përmes një statusi në Facebook tregon se të ndjerin e kishte kushëri.
“I rëndë ishte lajmi kur dëgjuam se një i ri humbi jetën sot tragjikisht në Prishtinë. Dhimbja na u shtua kur kuptuam se ishe ti kusha jem, Erdin. Në këtë dhimbje të madhe, ajo çka mund të themi është; “të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”. Zoti na bashkoftë në Xhennet me ty i dashuri Erdin!:, shkruan Haziri.
Në vendin e ngjarjes kur edhe ndodhi fatkeqësia ishte edhe një grua tjetër.