Rreth 300 imamë në Austri, kanë nënshkruar një deklaratë që e quan Shtetin Islamik “delen e zezë” të besimit islam, dhe kjo deklaratë kërkon që myslimanët e tjerë të marrin një rol më të madh në shoqëri.
Bashkësia Fetare Islame e Austrisë (IGGÖ) nënshkroi deklaratën kundër “ekstremizmit, dhunës dhe terrorit” në Vjenë, i cili thotë se “mizoritë e terroristëve të IS-it janë në kundërshtim me Islamin dhe duhet të dënohen ashpër”.
“Këta terroristë e ISIS keqpërdorin fenë islame paqësore për të arritur qëllimet e tyre politike,” ka deklaruar Bashkësia, njofton The Independent.
Imamët që nënshkruan u mblodhën jashtë një xhamie në qytet për të hapur një flamur ku shkruhej “Të bashkuar kundër ekstremizmit dhe terrorit”.
Presidenti i IGGÖ, Ibrahim Olgun, tha në një fjalim se “një fe që përfaqëson paqen nuk mund të ketë karakteristika fundamentaliste terrorin apo radikalizmin ” dhe se besimi islam është “ndotur” nga veprimet e ekstremistëve të dhunshëm.
Deklarata e miratuar nga imamët thotë se “ne, imamët austriakë, si pjesë e kësaj shoqërie do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi, për të mbajtur bashkëjetesën paqësore këtu në Austri.”
Kjo lëvizje vjen pasi parlamenti austriak miratoi një ligj të diskutueshëm që ndalonte ferexhenë në publik muajin e kaluar, i cili do të hyjë në fuqi në tetor, pavarësisht faktit se vetëm një shumicë e vogël e grave në vend e mban mbulesën e fytyrës./Insajderi.com