300 mijë euro paga për më pak se dy orë punë: Deputetët vazhdojnë të kompensohen pavarësisht bllokadës në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    300 mijë euro paga për më pak se dy orë punë: Deputetët vazhdojnë të kompensohen pavarësisht bllokadës në Kuvend

    Insajderi
    31 May 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të marrin paga të plota, ndonëse për më shumë se një muaj e gjysmë nuk kanë arritur të kryejnë punë efektive për shkak të moskonstituimit të legjislaturës së nëntë.

    Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka deklaruar se pavarësisht bllokadës së Kuvendit, deputetët nuk po shqetësohen, pasi po vazhdojnë të kompensohen financiarisht.

    “Sot ata erdhën në seancë me nga 2,600 euro më shumë në xhirollogari. Si kompensim për… 24 dështime radhazi. Pra, në total, mbi 300 mijë euro janë paguar nga taksat e qytetarëve – për më pak se dy orë punë efektive, pa asnjë vendim të marrë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark