300 mijë njerëz protestë me celularë kundër kapjes së medieve [video] – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    300 mijë njerëz protestë me celularë kundër kapjes së medieve [video]

    Insajderi
    07 February 2017 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky është momenti kur gjysmë milionë telefona të ndezur janë drejtuar nga Qeveria rumune, për t’i treguar që kapja totale e mediave që ajo ka bërë nuk do t’i shpëtojë dot, pasi sot gjithkush që ka një telefon, nuk ka nevojë për media.

    “Kush ka një telefon, kontrollon”, thërriste turma e madhe e njerëzve që ishte mbledhur në Bukuresht, njofton Insajderi.

    Protesta në Rumani, përpos korrupsionit, është në radhë të parë kundër mediave, të cilat ishin bërë palë e pashqitshme me pushtetin.

    Prej ditësh e netësh po protestohet jo vetëm në Bukuresht, por në të gjithë Rumaninë. Njerëzit kanë dalur në rrugë për të protestuar ndaj qeverisë së zgjedhur pak më shumë se një muaj më parë. /Insajderi.com

    romani


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark