300 milionë euro për 63 urat e Korridorit 10 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    300 milionë euro për 63 urat e Korridorit 10

    Insajderi
    30 June 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar rikonstruktimi i 63 urave përgjatë shtrirjes së Korridorit të dhjetë në Maqedoni, i financuar nga NATO dhe KFOR-i.

    Me përfundimin e projektit të rikonstruktimit të urës, implementuar së bashku nga NATO dhe KFOR-i, Maqedonia po bëhet me një infrastrukturë të re dhe të përmirësuar përgjatë Korridorit 10, tha në një ceremoni me rastin e përfundimit të projektit  në autostradën Veles-Shkup, Ministri i Transportit dhe Komunikacionit Vlado Mihajlovski.

    “Korridori 10” lidh Greqinë, Maqedoninë dhe Kosovën.

    Maqedonia dhe NATO, ritheksoi ai, kanë nënshkruar një referendum për bashkëpunim në vitin 2005, pasi Ministri i Transportit zyrtarisht nënshkroi një memorandum të mirëkuptimit për ndërtimin e urave në Maqedoni.

    Brigadieri i KFORI-t Gjeneral Ferenc Korom tha se “NATO ka mbështetur rikonstruktimin e urave, sepse Korridori i 10 është një pikë e rëndësishme për Maqedoninë dhe NATO-n.”

    Mbi 300 milionë euro janë shpenzuar për realizimin e projekteve përgjatë Korridorit 10.

    “Një autostradë moderne do të ndërtohet Përgjatë Korridorit 10 që do të përmbushë të gjitha standardet ndërkombëtare”, tha ai.

    “Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore është shumë  rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë dhe si rezultat, qeveria ka nisur një cikël investimesh llogaritur në miliarda euro për të ndërtuar një infrastrukturë solide rrugore,” vuri në dukje ai. /Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark