Numri i viktimave në Haiti ka arritur në të paktën 339 persona, si pasojë e Stuhisë Matthew – stuhia më e fortë në Karaibe në një dekadë raportojnë zyrtarët, shkruan BBC.
Thuhet se vetëm në qytetin Roche-a-Beteau, janë vrarë mbi 50-të njerëz.
Ndërsa një qytet tjetër Jeremie, ka parë 80% të ndërtesave të rrënohen. Kurse në provincën Sud, mbi 30 mijë shtëpi janë shkatërruar.
Bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar nga stuhia e fuqishme.
Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta./Insajderi.com