Xhavit Haliti: Serbia ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Serbia ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës

    Insajderi
    14 June 2016 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se po bëhen plane ogurzeza në veriun e Kosovës për spastrimin etnik dhe iu rekomandon institucioneve qeveritare që të veprojnë shpejt derisa nuk është bërë vonë. Ai thotë se duhet intervenim i shpejtë “për t’ua djegë letrat në dorë”, sepse dikur bëhet shumë vonë.

    “Unë jam shumë i bindur që ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës. S’po them më shumë, por ka plane që duhet t’u digjeshin në dorë atyre që i kanë bërë, por që t’u digjen planet në dorë duhen argumente, duhen të dhënat dhe duhet veprim”, tha Haliti në intervistën dhënë “Zërit”.

    Haliti që është njëri nga themeluesit e UÇK-së, thotë se ndërtimi i “Luginës së Diellit” është parashikuar me Pakon e Ahtisarit, ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sipas tij, ka shumë paqartësi. (Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark