×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Sfida jonë më e madhe është frika se do të mbesim të heshtura sikurse vendi ynë”

    Insajderi
    16 June 2016 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova nuk është e madhe në botën e artit. Përmes ideologjive fetare dhe tradicionale të ngulitura thellë në shoqëri, ky vend dita ditës po i futet debatit për çështjet që rrethojnë këto besime.

    Ashtu sikurse në shumë pjesë të tjera të botës, vendi me pavarësi të vetëshpallur, përballet me mosmarrëveshje – që nga shtypja e grave në një shoqëri shqiptare, diskrimimin e LGBT-së, nacionalizmin e deri tek një varg problemesh të tjera, si mungesa e ujit dhe e energjisë elektrike.

    E për këto tema është treguar mungesë mbështetje, kur është fjala për Qeverinë dhe organizatat që duan të bëjnë ndryshim.

    Një shpresë për të ndihmuar në trajtimin e këtyre problemeve janë kolektivi artistik i përbërë nga katër “Haveit”. Një grup që përbëhet nga dy grupe motrash që jetojnë në kryeqytetin e vendit, Prishtinë.

    HaveitDAZED

    Hana dhe Vesa Qena së bashku me Lola dhe Alketa Sylaj përbëjnë këtë projekt rebelues.

    Performanca, protesta dhe video instilacionet janë shtylla kryesore e punës apo shprehjes së tyre artistike që shpesh paraqet rreziqe të frikshme në atë që shihet ende si shoqëri konservative.

    Të ballafaquara me një ndarje të publikut, ato janë shpesh objekt i kërcënimeve me vdekje, teorive të konspiracionit dhe talljeve nga një pjesë e shoqërisë, por kjo nuk ka lënë shije të keqe tek to.

    Për më tepër, këto gjëra ushqejnë urinë e tyre krijuese.

    HaveitMekanika

    “Kjo na bënë të punojmë më shumë, sepse në qoftë se do të ishim frikësuar, nuk do të kishim bërë këtë që e bëjmë – ne e dimë se ku jetojmë”, thonë Haveit.

    Sikurse në çdo luftë të grupeve për drejtësi sociale dhe barazi gjinore, edhe në Kosovë ka njerëz që nuk pajtohen, dhe Haveit janë aty për t’i vënë në pah këto probleme.

    “Kur ne e bëmë puthjen për Ditën e Shën Valentinit (disa vite më përpara) për të drejtat e LGBT-së, e vendosëm fotografinë online, që ka ngjallur aq shumë reagime të këqija. Ne ishim të frikësuara se diçka e keqe mund të ndodhë. Por për tri ditë, të gjitha u harruan dhe ata në fakt nuk bënë asgjë me ne”, shpjegojnë ato.

    Të bashkuara në vitin 2011, pas pajtimeve se Fakulteti i Arteve në Unviersitet kufizon lirinë e tyre artistike, ato vendosën që të dalin në rrugë. Kjo i përballi ato me shumë situata të pakëndshme nga kalimtarët nëpër këto hapësira publike.

    HaveitJepimegoje

    “Ne do të donim ta vazhdojmë luftën. Sfida jonë më e madhe është frika se do të mbesim të heshtura sikurse vendi ynë. Ne duam të flasim me zë të lartë”, thonë Haveit.

    “Në galeri apo teatër, opinionet e njerëzve janë të njohura”, thonë grupi teksa tregojnë se këto hapësira jo gjithherë i trajtojnë këto çështje në skenat e tyre.

    Për këtë arsye ato përdorin qendrën e qytetit që i krijon liri artistike dhe të jenë spontane në objektivat e tyre për të kapur “audiencën e ndershme” e cila  patjetër përfshinë edhe reagimin negativ.

    “Në shoqërinë tonë janë disa gjëra që po ndodhin, njerëzit po bëjnë përpjekje për të promovuar të drejtat e LGBT-së duke punuar brenda ligjit. Por në të njëjtën kohë, shumë organizata jo-Qeveritare nuk marrin asnjë aksion. Ato nuk bëjnë asgjë që ka impakt në ndryshim apo për të bërë një hap para”, thonë Haveit.

    Me këtë heshtje, katërshja është bërë edhe më e zëshme, duke i shtyrë kufijtë në atë mënyrë që shumë artistë në Kosovë nuk e bëjnë. Involvimi i tyre artistik nuk ka të bëjë me para e as me arritjet artistike. Më shumë ka lidhje me krijimin e një platforme për diskutim të hapur.

    Haveitpoezi

    “Arsyeja pse kemi filluar ta bëjmë këtë ka të bëjë me faktin se ne përballemi me këto probleme çdo ditë dhe natyrisht ne duam t’i ndryshojmë ato. Ne duam që njerëzit e tjerë të punojnë së bashku për të ndihmuar në rregullimin e këtyre problemeve”, thuan Haveit.

    Gradualisht kolektivi Haveit, po gërmojnë në shumë vështirësi të cilat gjenden jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë zona të Ballkanit.

    Duke bashkëpunuar me artistë të tjerë sikurse Dardan Zhegrova dhe Agim Balaj, të cilët i kanë ndihmuar në luftën e tyre, ekziston shpresa se ato mund të kenë efekt edhe në skenën artistike të Kosovës.

    “Ne jemi rritur në një flluskë me këtë komuniteti artistik, me shoqëri që pëlqejnë muzikë e filma të mirë,  por kur bënë diçka të tillë, e kupton se ku jeton. Realiteti të jep shpullë”, thonë Haveit.

    Duke dalë nga kjo flluskë, kolektivi ka depërtuar në shumë vende të Ballkanit dhe Evropës përmes punëve të tyre, nga Tirana në Stokholm, nga Shkupi në Lubjanë dhe Milano.

    HaveitTirane

    Tash ato janë duke u përgatitur që të marrin pjesë në një ekspozitë të përbashkët, që mbahet muajin tjetër në The Ludwig Museum of Contemporary Art në Budapest”.

    Aty do të projektohen video performancat “Jepi me gojë” dhe “Kur baba kajke…”, një video instalcion në të cilin katër vajzat janë vënë përballë katër burrave shqiptar të cilëve u janë treguar gjëra jashtëzakonisht personale.

    “Në traditën tonë, shumica e burrave duhet të jenë të fortë, ata janë udhëheqës të familjes dhe ne u përpoqëm që t’i bëjmë ata të qajnë duke u treguar historitë tona”, thonë Haveit.

    Duke u bërë zëri i njerëzve që janë të frikësuar të flasin nuk është aspak e lehtë, por Haveit kanë goditur një nerv serioz. Duke sfiduar çështjet gjinore, implikimet sociale dhe politike, ato kanë për qëllim që të pakësojnë këto probleme që shpesh vijnë nga frika.

    Kjo frikë është e dukshme në forma të ndryshme: prej nevojës për të ruajtur vlerat e traditës dhe fesë, e deri tek thënia e njohur lokale “shuj se po të ndinë kojshia”.

    Teksa Haveit vazhdojnë të lënë shenj artistike dhe të shtyjnë mesazhet e tyre te një audiencë globale, ato duhet të jenë të kujdesshme që të mos shtypen nga të gjitha këto kundërshtime dhe mohime nga një pjesë e madhe e shoqërisë./DAZED

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark