31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

    Insajderi
    20 February 2022 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para 31 vitesh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra-mijëra qytetarë në Tiranë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër, që po jetonte ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik.

    Rrëzimi i bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

    20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

    Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

    Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë për Shqipërinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark