Fiks 32 qytetarë të Drenasit kanë marrë rrugës gjatë së dielës drejt qendrave të tyre të votimit për të votuar kandidatë të tërhequr nga gara por që kishin mbetur në fletëvotime për shkak të rregullave zgjedhore komunale.
Naim Bazaj dhe Rrahim Elshanii kanë rënë pishman duke u tërhequr nga gara pak para fillimit të fushatës por disa qytetarë të Drenasit megjithatë i votuan. Njëri mori 24 vota e tjetri vetëm 8.
Më së shumti mori vota, Naim Bazaj i cili u tërhoq nga gara në të njëjtën ditë që kishte thirrur elektoratin e tij për ta shpallur kandidaturën e tij si i pavarur por ishte paraqitur së bashku me Kadri Veselin, krytarin e PDK-së.
Kishte thënë se e mbështetë kandidatin tjetër të PDK-së, Ramiz Lladrovcin që mori 9 mijë e 11 vota.
Një ditë më pas, kolegu tjetër i tij, Rrahim Elshani kishte bërë të njëjtën gjë. Veçse ai nuk e kishte bërë tërheqjen nga gara para elektoratit të tij por i kishte shkuar në zyrë Kadri Veselit për të ofruar mbështetjen e tij për PDK-në./Insajderi.com