32-shi i LDK'së, Krenar Xhaferi: Një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore po bëhet realitet, unaza e brendshme po merr formë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    32-shi i LDK’së, Krenar Xhaferi: Një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore po bëhet realitet, unaza e brendshme po merr formë

    Insajderi
    22 January 2025 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet, nga LDK’ja Krenar Xhaferi, ka njoftuar se po bëhet realitet një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në kryeqytet – ndërtimin e Unazës së Brendshme të Prishtinës.

    Sipas Xhaferit, ky projekt do të lidhë Arbërinë me Lakrishten, duke ofruar një zgjidhje të re dhe efikase për qarkullimin në qytet.

    “Unaza e Brendshme po merr formë,” u shpreh ai.

    “Vazhdojmë përpara,” përfundon Xhaferi, duke theksuar përkushtimin për të vazhduar projekte që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    Një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore po bëhet realitet!

    Unaza e Brendshme po merr formë, duke lidhur Arbërinë me Lakrishten dhe duke ofruar një zgjidhje të re për qarkullimin në Prishtinë. 🚧

    Ky projekt do t’u mundësojë qytetarëve një lëvizje më të lehtë, një komunikacion njëkahësh dhe do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në qendër të qytetit, pasi rrjedha e qarkullimit do të drejtohet në mënyrë të organizuar.

    Vazhdojmë përpara ✌️


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark