Në 32 ka shkuar numri i të mbijetuarve pas rrëzimit të aeroplanit në Azerbajxhan, ka raportuar AP-ja të mërkurën.
Të paktën 67 persona kanë vdekur, kanë njoftuar autoritetet qendrore.
Aeroplani u rrëzua në qytetin kazak Aktau, i kompanisë ajrore Azerbaijan Airlines, teksa po tentonte një ulje emergjente.
Destinacioni i tij ishte Grozny në Rusi.