Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 4.445 teste të kryera janë regjistruar 1.511 raste të reja me Covid-19.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 32 pacientë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 587 pacientë, transmeton Alsat.
Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 130.022 raste, prej të cilëve 106.979 janë shëruar, kurse 3.781 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 19.262.