Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.763 teste të kryera janë regjistruar 708 raste të reja me COVID-19.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 11 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 33 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 126.938 raste, prej të cilëve 104.356 janë shëruar, 18.907 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.675 persona. /Insajderi.org