Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, njofton policia e Shqipërisë.
Viktima e cila ishte ndjerë e frikësuar, ishte hedhur nga kati i dytë i banesës.
Momentalisht ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në raportin e Policisë.