Pamja e trishtueshme e tokës nga hapësira - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamja e trishtueshme e tokës nga hapësira

    Insajderi
    03 July 2016 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thonë se distanca të jep një pamje më të qartë. Tani, në sajë të ekuipazhit në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, dhe nëpërmjet imazheve të marra me kamera të posaçme, ne mund të shohim pamje të ndryshme dhe më të qarta të planetit tonë. E parë nga lartësia, bukuria natyrore e Tokës është e qartë; po aq i qartë është edhe ndikimi i njerëzimit në këtë glob të vogël.

    Në filmin dokumentar A Planet Beautiful, fituesja e çmimit Oskar, aktorja Jennifer Lawrence përshkruan gjendjen e planetit tonë, atëherë dhe tani.

    “Pyje të mëdhenj mbulonin dikur pjesën më të madhe të ishullit të Madagaskarit. Ju mund të shihni se shumë prej tyre janë zhdukur. Pa pemë për ta mbajtur të lidhur, dheu rrëshqet drejt greminës, bie në lumenj dhe zhduken në det.”

    Pamjet filmike marrë nga hapësira tregojnë se shtresat e akullit në Greenland po shkrihen në shkallë alarmante. Uji rrjeth poshtë nën akull dhe derdhet në oqean. Nëse gjithë akulli do të shkrihej, niveli i detit mund të rritet gjashtë metra.

    “Ndërsa niveli rritet, zonat e ulëta bregdetare do të përmbyten. Qyteti Nju Orleans mund të zhduket.”

    Dhe ndërsa gjatë ditës, njerëzimi mund të perceptohen vetëm nëpërmjet efekteve të tij mbi natyrën, gjatë natës, mund të shihet qartë qytetërimi.

    “Ju mund të dalloni qytetet e famshme si Amsterdam, Bruksel, dhe Moskë. Apo qytetet Osaka, Nagoya dhe Tokio në Japoni. ”

    Për të filmuar këtë dokumentar, ekuipazhi përdoruri një lloj të ri kamerash IMAX, shumë më të lehta se ato që janë përdorur për dokumentarët e më të mëparshëm në Hapësirë, të tilla Hubble 3D, të regjisores Toni Meyers. Dhe pse regjisorja e njohur nuk ishte në stacionin e hapësirës për të drejtuar filmin, ishte ajo që i mësoi astronautët si të filmonin.

    “Ajo që kam dashur të tregoj në film është ngjashmëria midis stacionit të hapësirës si një sistem i mbyllur dhe të Tokës gjithashtu si sistem i mbyllur. Të dy përmbajnë të gjitha gjërat që na duhen për të qëndruar gjallë. Ajër, ujë, ushqim, por me të vetmin ndryshim se stacioni i hapësirës rifurnizohet me anije nga Toka, prandaj edhe mesazhi kryesor i filmit është se Toka nuk merr furnizime me anije”, tha regjisorja Toni Meyers në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Dhe mesazhi i saj është; mos ëndërroni për të kolonizuar planete mijëra vjet larg, por kujdesuni për bukurinë natyrore të Tokës dhe atmosferën e saj të brishtë, sepse nëse Toka vdes, ne vdesim bashkë me të./VOA

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark