“Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës”.
Ky është përshkrimi që i ka bërë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, amabadores së emëruar në Itali, Alma Lamës.
Me këtë konstatim nuk janë pajtuar shumë personalitete e parti opozitare, pasi për ta Lama është emëruar ambasadore vetëm pasi ka votuar pro zgjedhjes së Hashim Thaçit president, por para se ta jepte apo jo, këtë votë, Lama ka një karrierë të ndërtuar mes dy partive të ndryshme dhe një aktivizmi politik të lidhur me religjionin.
Madje në fushën e religjionit politik, deptuetës kosovare nga Kruja, i ka dalë punë me personalitete si presidenti turk, Erdogan e deri tek reperi nga Presheva, Gold AG.
Në fakt të gjithë filluan ta njohin Lamën, kur në një seancë të qershorit të vitit 2013, Lama po fliste “në emër të votës” si deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.
“Jam këtu për të ngritur zërin për një rrezik të madh që po i kanoset Kosovës, e që është fundamentalizmi fetar”, kishte thënë Lama në Kuvend, duke reaguar në mënyrë specifike ndaj hoxhës Irfan Salihu i cili në atë kohë ligjëronte në mënyrë fyese ndaj gjinisë femërore.
Nga këtu Lama u bë një prej politikaneve më të përfolura për një kohë, pasi një i ashtuquajturi “forum i të rinjve mysliman”, që e kishin fyer Lamën gjë që qoi edhe largimin e saj nga Vetëvendosje.
Lama e kishte lidhur fyerjen e forumit dhe largimin nga VV-ja pikërisht për shkak të mosreagimit të VV-së.
“Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skënderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama në një intervistë për “Zërin” në korrik të 2013-s, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Pas kësaj, ajo vazhdoi të përplasej me komunitete islamike dhe të tjerë personalitete të tjera si Tayp Erdgan të cilit para se të vinte për vizitë zyrtare në Kosovë, i shkroi një letër në të cilën e bëri të ditur kundërshtimin e saj me politikat fetare dhe diskriminuese në qeverinë turke.
Edhe kjo radikalizoi qëndrimet kundër saj, saqë iu kushtua edhe një këngë nga një reper që këndon për nacionalizëm dhe religjion, Gold AG. Madje Lama kishte paditur reperin dhe kishte paraqitur rast të kërcënimit nga ekstremistët fetar.
Në krejt këtë vrull të ngjarjeve me ekstremistët, Lama kishte përfunduar si deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por krejt vonë, në shkurt të këtij viti, teksa ndaj imamit nga Prizreni, Irfan Salihu, me të cilin ka nisur fama e karrierës së Lamës, ishte ngritur aktakuzë për përçarje fetare, Lama kishte votuar pro zgjedhjes së Thaçit president.
Kjo sipas opozitës dhe personaliteteve të shoqërisë civile po llogaritet edhe si “kriteri” bazë mbi të cilën Lama është emëruar si ambasadore e Kosovës në Itali.
Tani, Lama nuk do të ketë mundësi që të jetë një politikane që lufton ekstremizmin, ndërsa vet Salihu, është amnistuar nga Kuvendi i Kosovës, me Ligjin për Amnisti, duke vazhduar të merret me ligjerata fetare.