FBI: Nuk ka prova që Clinton ka shpërndarë informacion sekret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    FBI: Nuk ka prova që Clinton ka shpërndarë informacion sekret

    Insajderi
    05 July 2016 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i FBI, James Comey ka thënë se agjencia e tij nuk ka rekomanduar ngritjen e aktakuzës kundër Hillary Clinton, pasi nuk janë gjetur fakte se ajo ka përdorur një server privat të emaileve gjatë kohës sa ka shërbyer si sekretare shteti.

    Hetimi që ka zgjatur 1 vit, sipas Comey, nuk ka rezultuar me prova për shkelje të mundshme të statuteve në lidhje me trajtimin e informacionit të klasifikuar, dhe se gjykimi i FBI-së është se asnjë prokuror nuk mund ta sjellë një rast të tillë, shkruan ABCnews.

    “Në kërkimet tona mbi keqpërdorimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar nuk kemi gjetur as edhe një rast mbi të cilin do të mbështetej ngritja e një aktakuze”, ka thënë ai, raporton Insajderi.

    Comey tha se FBI ka shpenzuar kohë të gjatë duke hulumtuar këtë cështje dhe se tani lënda është dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, institucion ky që e ka fjalën e fundit për ngritje të ndonjë aktakuze.

    Ai tregoi se FBI ka lexuar 30 mijë emaile që Clinton i ka dërguar ose marrë gjatë vitit 2014 kur ka shërbyer si sekretare shteti.

    Njoftimi i FBI vjen vetëm tri ditë pasi zëdhënësja e Clinton konfirmoi se ajo ka pasur një takim “vullnetar” me hetuesit mbi përdorimin e një serveri personal gjatë 2014-s.

    Një ndihmës i Clinton tha se intervista zgjati rreth 3 orë e gjysmë në selinë FBI-së në Washington.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark