×
  • Lajme
  • Lajme

    35 të vdekur nga COVID-19 në Serbi gjatë 24 orëve të fundit

    Insajderi
    18 September 2021 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    35 persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Serbi duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 7733.

    Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 6745 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 22.547 testime të kryera, sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë atje.

    Në spitale janë duke u trajtuar 4.199 persona, derisa 177 pacientë janë në gjendje më të rënduar.

    Që nga fillimi i pandemisë 860,431 raste me COVID-19 janë konfirmuar zyrtarisht në Serbi, derisa shkalla e vdekshmërisë është 0.90 për qind.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark