35-vjeçari Erion Çela që u vra në Don Bosko priste të bëhej baba së shpejti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    35-vjeçari Erion Çela që u vra në Don Bosko priste të bëhej baba së shpejti

    Insajderi
    05 January 2022 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    35-vjeçari Erion Çela, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë pasditen e sotme në lokalin Bar Fokus në zonën e Don Boskos, së shpejti do të bëhej baba. Burime për mediet bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës është shtatzënë dhe pret një vajzë.

    Erion Çela mbeti i vrarë nga atentati i sotëm në “Don Bosko”, teksa ishte i ulur në një lokal së bashku me të afërm të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor te Trauma.Mësohet se 35-vjeçari kishte një dyqan, tabakino ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati.

    Ndërkohë ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, të cilët u larguan në drejtim të Laprakës me një mjet tip “Mercedez Benz”. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të Tiranës dhe po punon për kapjen e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark