Një rast i veçantë i nxjerrjes së urës metalokeramike gjysmëcirkulare nga ezofagu i organizmit të një pacienti ka ndodhur në Klinika e Gastroentetologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka shkruar Skender Telaku, mjeku që e ka operuar pacientin.
Dr. Telaku, ka njoftuar rreth rastit përmes një komunikate në Facebook-un personal.