354 familje të prekura në Vlorë nga përmbytjet u kompensuan financiarisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    354 familje të prekura në Vlorë nga përmbytjet u kompensuan financiarisht

    Insajderi
    12 February 2025 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banoret e prekur nga përmbytjet e 5 muajve më parë në Vlorë janë dëmshpërblyer edhe financiarisht.

    Është përmbyllur kështu faza e fundit e dëmshpërblimeve, ku kompensim financiar kanë përfituar 354 familje.

    Kreu i emergjencave civile konfirmon se kjo ishte faza e fundit e ndihmave, ndërsa fondi i akorduar ishte në vlerën e 56 milionë lekëve.

    Situata në Vlorë po vijon të mbetet në monitorim për çdo problematikë që mund të krijohet nga reshjet në ditët në vijim.

    Përmbytjet e 4 tetorit të vitit të kaluar krijuan situatë të vështira në Vlorë më dëme të mëdha në shtëpi e biznese./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark