Prokurorët që do të vazhdojnë studimet master në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorët që do të vazhdojnë studimet master në SHBA

    Insajderi
    07 July 2016 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka aprovuar kërkesën e tre  prokurorëve, për vazhdimin e studimeve master.

    Sipas njoftimit për media të KPK-së prokurorët Shkelzen Ibrahimi, Rafet Halimi dhe Enver Krasniqi, do të mund të vazhdojnë studimet Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Anëtarët e Këshillit Prokurorial gjithashtu kanë marrë vendim për  vazhdimin e mandatit deri në fund të vitit 2016, të prokurorit Ali Selimi si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

    Bazuar në njoftimin për media KPK-së ka miratimin edhe dy udhëzimeve administrative, që kanë dal si nevojë e riorganizimit të ri të KPK-së e PSH-së dhe për menaxhim më efikas të buxhetit të sistemit prokurorial.

    “Kanë miratuar dy udhëzime Administrative, Udhëzimin Administrativ për Përcaktimin e Shpenzimeve të Reprezentacionit dhe Udhëzimin Administrativ për Përdorimin e Telefonave Fiks e Mobil në Këshillin Prokurorial dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës”, shkruan në komunikatën e këtij institucioni. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark