×
Aktuale

36 deputetë të VV-së përfituan nga lluksi për derivate, e konfimron shefja e grupit Mimoza Kusari

Insajderi
04 February 2022 - 10:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka konfirmuar se nuk janë vetëm 11 deputetët shpenzimet e karburanteve të cilëve u publikuan të enjëten. Sipas saj janë 36 deputetë të VV-së që figurojnë në listën e kompenzimit për shpenzimet e naftës.

Kusari pas reagimeve të ashpra për keqpërdorimet me derivate sidomos ata që përfituan shumë të mëdha të parave edhe pse jetojnë në Prishtinë, ka treguar se kanë hequr dorë nga ky luks.

 “Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard”, tha Kusari.  

May be an image of text that says 'dhjetor 2021 nentor 2021 DEPUTETEVE LEGJISLATURAE VIII CODI BUXHETOR 2021 N.ren Emri Mbiemri komuna Adem SHP.E UGES Hodža Dragash Rrustemi 120,00 0,00 Podujeve Prizren Kamenice Kodra Agusholli adiku unjaku-Rexhepi 100,00 lojsilović'

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark