Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kurtan Kajtazi iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin përmbyllës në Prishtinë këtë të shtunë.
Tubimi i PDK-së është paraparë të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 16:00.
Sipas Kajtazit, dita e fitores së madhe për Kosovën po afrohet.
Kurtan Kajtazi kandidon me numrin 37 në listën e PDK-së.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Dita e fitores së madhe për Kosovën po afrohet. Për këto ditë të fushatës keni treguar entuziazëm dhe mobilizim të jashtëzakonshëm për Kosovën ma mirë.
Kam kënaqësinë t’iu ftoj në tubimin e madh përmbyllës në Prishtinë ditën e shtunë, nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Le ta përmbyllim këtë fushatë në mënyrë madhështore ashtu siç ishte për këto 30 ditë në çdo vend të Kosovës.
Voto e 9 shkurtit është përcaktim për të ardhmen e vendit.