×
  • Lajme
  • Lajme

    37-vjeçari italian hoqi 20 dhëmbë njëherësh në një klinikë në Tiranë, përfundon 8 muaj në spital

    Insajderi
    18 November 2024 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai shpresonte të bënte një implant dhëmbësh në një kohë të shkurtër dhe të shpenzonte shumë më pak se në Itali. Kështu Simone Delvecchio, një 37-vjeçar, web designer nga Barletta, Pulia vendosi ta bënte operacionin në Tiranë, si nëna e tij dy vite më parë. Por nuk shkoi mirë dhe komplikimet, thotë binjaku i tij Marco për Corriere della Sera, e kanë detyruar të shkojë në spital për 8 muaj.

    Pas operacionit të 13 marsit, në të cilin u hoqën njëzet dhëmbë në një seancë, ai pati 4 arreste kardiake. Ai është ende i shtruar në spital në San Giovanni Rotondo, vigjilent, por i qetësuar.

    Familja ka nisur veprimet ligjore mes njëmijë vështirësish.

    “Gjithçka nisi 13 marsin e kaluar, kur Simone, i tërhequr nga një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese, vendosi të shkonte në Tiranë për të vendosur implante dentare në të dy harqet. Megjithatë, pak pas operacionit, u ndje keq dhe pësoi katër arreste kardiake”, tregon vëllai.

    I rikthyer në Itali, pasi u shtrua në terapi intensive në spitalin e Tiranës, 37-vjeçari ndodhet ende i shtruar në një klinikë në San Giovanni Rotondo dhe ditët e fundit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri për një stenozë trakeale.

    Kalvari dhe beteja e familjes për të marrë drejtësi
    Familja e Simone Del Vecchio-s ka nisur veprimet ligjore, “por kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësitë në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes”, shpjegon vëllai i tij Marko.

    Simone 11

    Atë ditë në klinikën e Tiranës ndodhej edhe nëna, e cila kishte bërë të njëjtin operacion dy vite më parë, pa probleme. “Ka kaluar tetë ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”, shpjegon vëllai i tij.

    Pas daljes nga koma, në qershor ndodhi një ndërlikim i ri. “Ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të bënte rehabilitim”.

    Dhe tani, pasi u zhvendos në San Giovanni Rotondo, ai është në pritje të një operacioni të ri për të zvogëluar rrezikun e mbytjes për shkak të stenozës së trakesë (ndoshta për shkak të periudhës së gjatë të intubimit) që nuk e lejon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark