Dy të burgosur janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos në Greqi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek.
Pas ardhjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte humbur jetën ndërsa 38-vjeçari grek u transportua me ambulancë në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.