Artikull i marrë nga New Yorker.
Të tilla kërkesa janë pjesë e një makinerie ku një karakter është i nxitur që marrë parasysh kthimin në shtëpi dhe është i detyruar që të bashkëveprojë me karakterin tjetër; zakonisht, kjo sjellë të gjithë familjen së bashku.
Ky protagonist i veçantë, i cili është narratori i novelës, është një amerikan i ri i cili ka dhënë mësim në një shkollë amerikane, në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. Babai i tij është në SHBA, dhe novela premton një kthim me dashuri, e mbushur me një luftë të ëmbël, kundërthënie të këndshme. Ne të gjithë i kemi lexuar këto trillime tradicionale.
Greenwell u reziston ngushëllimeve të thjeshta. Rrëfyesi ik nga shkolla, duke mbajtur një kopje të e-mallit që i ka sjellë lajmet. Ai bredh nëpër Sofje, duke kujtuar pjesët e eventeve vuajtëse të cilat kanë rezultuar që babai i tij ta dëbojë. Atë që ai e konsideron nxitëse dhe lënduese; ka plotë letra ankuese.
Kur rrëfyesi ka qenë fëmijë, babai i tij ishte divorcuar dhe rimartuar; ai ka qenë i pabesë në mënyrë kronike. Por një memorie më e mprehtë ka të bëjë me sjelljen e babait të tij kur e kuptoi se djali i tij ishte homoseksual. Si një fëmijë në një shtet Republikan të Jugut (paramendim; shteti nuk është i caktuar), rrëfyesi u gjend afër një djali tjetër, të cilit i referohet vetëm me “K”. Këta të dy u bënë shokë të ndjeshëm, të bashkuar në vetminë e tyre, politikë dhe në dashurinë për librat.
Rrëfyesi në thel ra në dashuri me K. por ka qenë akoma i ri që t’i kuptojë ndjenjat e tij për shokun e tij, dhe se nëse këto ndjenja do të ishin reciproke. Një natë, dy fëmijët përqafohen, prekin njëri tjetrin të zhveshur dhe flenë afër njëri tjetrit. Por nuk shkojnë më larg se kjo, dhe në mëngjesin tjetër K., i cili nuk ndihej mirë, sjell një distancë të re mes tyre.
Pas disa javësh, për ta dënuar shokun e tij, i tregon që ka të dashure. Në një skenë të padurueshme, K. e pyet rrëfyesin që të vijë në shtëpinë e tij dhe ta shohë atë dhe të dashurën e tij duke bërë seks. Rrëfyesi e kupton që po përdoret në një mësim triumfal: Unë kam qenë aty jo si roje, por si audiencë. Kam qenë aty për të parë sa ndryshe nga unë ishte ai. Tashmë i rritur, rrëfyesi kujton këtë vuajtje të hershme, dhe kujton poashtu, se si babai i tij e lexoi ditarin e tij duke kuptuar që djali i tij është homoseksual ashtu si edhe sjelljen e tij pas kësaj: “Neveritem nga ti, e di që më neverit, si mund të jesh djali im”, i kishte thënë babai.
Në Sofje, rrëfyesi jetonte në një apartament të ulët të stilit Sovjetik. Ai vendos që do të kthehet në Amerikë: “Nuk do t’i përgjigjesha, nuk do ta shihja babin tim përsëri, nuk do ta vajtoj atë apo të derdhë lot”.
Një konventë shmangëse, e cila i ka rreth 40 faqe, jep një shembull të mirë si ndonjë prej novelave origjinale të Garth Greenwell. Në vend të kthimit në Amerikë, autori qëndron brenda kokës së rrëfyesit: Ecja e tij nëpër Sofje është në thelb një paraqitje e vetëdijes (e cila përfundon kur rrëfyesi ngatërron kujtimet e tij me paraqitjen reale).
Është e vështirë një novelist të ri i cili është aq i sigurt se çka të zgjedhë dhe prej çka të heq dorë; ka shumë punë në detajet sociale të novelës, por shumë pak nga standardet reale bashkëkohore. Ne nuk e dimë emrin e rrëfyesit, apo ku dhe kur saktësisht është rritur. Ne nuk zbuluam më shumë për babin e tij; K. nuk shfaqet më; nuk ka një prapavijë të tepërt.
Novela përmban dialog direkt, vetëm fjalim të raportuar; skenat janë të kujtuara nga rrëfyesi, dhe jo të zbuluara nga ndonjë autor i gjithëdijshëm, që nënkupton se shkrimi nuk ka nevojë të përfshijë veten në fillimin e imitacionit që formon gramatikën dhe rrezikon shumicën e novelave. Në një moshë për dënim, Greenwell mendon dhe shkruan, ashtu si edhe Woolf apo Sebald, në njësi të larta të të kuptuarit; ritmi dhe kontrolli është i përkryer dhe duket që ai e kupton këtë sektor si të ishte vetëm një fjali e vetme e gjatë.
Ritmi, rendi, muzika dhe ekspozita likuide: Është i pamohueshëm fakti që mënyra e rrëfimit të Greenwell ka një kualitet mandarine për kornizën e hetimit dhe më pas në mënyrë të përsosur mbush këtë hapësirë të zvogëluar. Por nëse kontrolli formal ka një delikatesë atëherë nuk ka asgjë hermetike për storien që tregon narratori, që ka një urgjencë të hidhur. Jo shumë pas arritjes së tij në Sofje, rrëfyesi takohet me Mitkon, një i ri bullgar.
Ai e paguan atë për seks, një transaksion që nis një marrëdhënie të çekuilibruar e të thellë. Në njërën anë, rrëfyesi ka një uri të pangopur seksuale për Mitkon, dhe mund të jetë në dashuri me të; frika e tij që mund ta humbë edhe atë shihet e lidhur me frikën e ripërsëritjes së traumës që ka përjetuar nga braktisja e babait.
Në anën tjetër, rrëfyesi kënaqet me pavarësinë dhe privilegjin që Mitko, i cili ndërron vendet shpesh e që shihet si i pastrehë, e ka kur është me të. Asimetria njollosë marrëdhënien e tyre. Rrëfyesi fillon frenohet nga kërkesat e vazhdueshme nga Mitko për para. Ai i thotë bullgarit se nuk do që të jetë një prej klientëve të tij.
Por Mitko është manipulues dinak, i motivuar kohë pas kohe, ndoshta, nga afeksioni i vërtetë që ka ndaj rrëfyesit, dhe momentet tjera të qëndrueshme nga instinkti i vetë-mbrojtjes. Ai i thotë rrëfyesit se ai është një shokë i veçantë, se marrëdhënia e tyre është më shumë se seks; por i tregon këtë me kërcënimet e ngathëta duke i treguar se afeksioni i tij është i lidhur me faktin që ai nuk i ka vjedhur asgjë atij. Rrëfyesi i kërkon që të largohet.
Në një mënyrë apo tjetër, Mitko edhe fjalë për fjalë edhe me simbolizim – karakteri i vetëm në storie që ka një emër – gjithmonë i thotë rrëfyesit se “Më ke borxh”. Dy meshkujt flasin në gjuhën bullgare, e cila nënkupton se gjuha e tij bullgare është e dobët dhe se nuk mund ta kuptojë Mitkon dhe ta shprehë veten më thjeshtë, pa ndonjë mbrojtje të pazakontë. Ndonjëherë rrëfyesi dëshiron ta shpëtojë Mitkon; ndonjëherë tërhiqet nga ai ose ndihet i kërcënuar nga ai.
Gjithmonë, ai e dëshiron atë. Ai konkludon që Mitko asnjëherë nuk ka qenë asgjë përpos një “alieni” për të, sepse dashuria nuk është thjeshtë “një çështje e shikimit të dikujt .. por edhe të shikimit me ta, të përballjes me atë që përballen ata”.
Edhe njëherë, novela ngjall motivet e konventës në mënyrë që ti rinovojë ato. Storiet për prostituta apo të pastrehë shihen edhe në fiksionin e homoseksualizmit por edhe në seksualitetin e drejtë. Por Greenwell tregon një storie tjetër për klientin dhe prostitutën.
Mitko dhe rrëfyesi ndahen dhunshëm, por bëhen sërish bashkë kur bullgari kthehet një natë në apartamentin e rrëfyesit për t’i treguar që ka sifiliz dhe që rrëfyesi duhet të testohet. Për rrëfyesin, lajmet ngjallin kujtimet e kohës së AIDS-it, kur ai ka qenë duke u rritur: “Sëmundja ka qenë e vetmja storie e treguar nga dikush për njerëzit si unë dhe nga isha unë, e cila e rrafshoi jetën time në një përrallë të moralitetit, në të cilën në të cilën unë mund të isha ose i virgjër ose i dënuar. “Por ai shihet që e ka të vështirë t’i ikë përrallës së moralitetit.
Ai kujton që i është nënshtruat testit H.I.V kur ka qenë i ri, duke qartësuar gjithçka, dhe duke u ndjerë tashmë i zhgënjyer.. Ndoshta ka qenë sepse unë doja që bota të kishte kuptim, dhe kuptimi që unë doja të kishte është pastërtia.”
Lexuesi nuk mund të lidhë tregimet e rrëfyesit, atë të mëhershmen për K., i cili u ndie i sëmurë mëngjesin e parë pas të cilin ata u përqafuan. Kur rrëfyesi e dërgua K. në shtëpi, veturës i vinte era “qelbësirë” – K. ishte ngritur për të dalë nga dera, akoma vinte era e njëjtë. Por, në atë moment rrëfyesi mendoi se K. ishte kthyer kundër tij duke menduar se rrëfyesi ishte qelbësirë. Ai mendonte se babai i tij ishte i shëndetshëm dhe se rrëfyesi ishte i infektuar, dhe unë në të njëjtën kohë isha i hutuar dhe i pabefasuar.
Greenwell e di çka është duke bërë, dhe e di historinë e gjatë e marrëdhënies së nënkuptuar, të dy të rezistuar dhe të frymëzuar nga shkrimtarët gej, mes homoseksualitetit dhe sëmundjes apo paaftësisë: pjesa për sifilizin është e titulluar “Pox”. Novela e Greenwell është e vetë-dijshme, dhe mund të animojë fantazmën e J. R. Ackerley, babai i të cilit vdiq nga sifilizi, dhe novela “We Think the World of You”, prek një njeri të klasë të mesme (rrëfyesit homoseksual) dhe dashuria e pakapshme që ka për një njeri të klasës punëtore. Kjo novelë mes tjerash përmban turp, dënim, neveri dhe gjëra të tjera. Çka është e pazakontë nuk është prezenca e këtyre temave por fakti që libri është i ndërlikuar me përqafimin e “qelbësirës”, dhe tregime të tjera.
Novela e dytë e Darryl Pinckney, “Black Deutschland” (Farrar, Straus & Giroux), gjithashtu, dërgon rrëfyesin e saj homoseksual jashtë, dhe ajo, poashtu, kap në mënyrë vigjinelte edhe paraardhësit e tij. Jed Goodfinch, një njeri nga Chicago i klasës së mesme, kishte ardhur në Berlinin perëndimorë në moshën 19 vjeçare. Jed, ashtu si qyteti gjerman, është plotë me histori të turpshme. Ai është në kërkim të Berlinit të Christopher Isherwoodit, sigurisht, dhe poashtu në kërkim të identitetit – “personi që unë e admiroja, një emigrantë i zi amerikan”. Shumica e komedisë dhe ana prekëse nga tregimi pikaresk ka të bëjë me dështimin e Jed-it për të rritur sfidën e tij për të lartësuar identitetin. Ndryshe nga Isherwood, Jed nuk është një shkrimtar.
Ndryshe nga i afërmi i tij nga Chicago Ruthanne, i emëruar Cello, një pianist klasik i cili tash jeton në Berlin me burrin e pasur dhe katër fëmijë, Jed lëshohet në mjerim. I riu, në Berlin është i pasuksesshëm në dashuri, duke harxhuar ndjenjat e para në gjermanin Manfred, i cili nuk është një gej, dhe më pas në një francez nga Afrika perëndimore i cili e la për dikë tjetër. Një element i jetës së tij që shkëlqen, në mënyrë të përhershme, është që ka falsifikuar rrugën e tij për të fituar punën me arkitektin nga Berlini Perëndimor të emëruar, N.I. Rosen-Montag.
Rrëfyesi i Pickney, i cili ka ngjyrime të një tjetër ëndërruesi fiktiv nga Chicago, Augie March, është i lidhur me përpjekje të mëdha komike dhe pikareske, e cila është përpjekja për ta sjellur idenë brenda kokës së tij në një realitet objektiv: Unë do ta jetoja jetën time duke u përfshirë në tregimet e njerëzve të tjerë, duke pritur që e imja të fillojë, por nuk mund të dal nga koka e madhe dhe në aktualitetin tim.” Ai nuk e arrin këtë, por historia nxit një lloj bashkërendimi me qëndrimin e përkohshëm të Jed-it në Berlinin Perëndimor.
Novela është e plotë me gjëra të mrekullueshme – disa portrete të karaktereve gjeniale, disa përshkrime qesharake dhe ekzakte të Berlinit Perëndimor (baret, komuniteteve, tiranisë radikale, bohemianizmit borgjez).
Berlini, u takon, atyre që sapo kanë arritur, të rinjve. Është një vend ku – si kjo novelë – koha mund të manipulohet, “e zgjatur apo zbritur”, sepse askush, apo askush në publikun e Jed-t, nuk fle asnjëherë.
Ekziston për eksperiment dhe vetë-modelim, një zgjerim dhe lehtësim më shumë për të rinjtë, gej Afro-Amerikanë të cilët nuk e kanë pasur atë liri në shtëpi. Edhe nëse, veçanërisht nëse, është një liri për të dështuar.