38 të vrarë nga një sulm i IS-it në afërsi të një kampi refugjatësh në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    38 të vrarë nga një sulm i IS-it në afërsi të një kampi refugjatësh në Siri

    Insajderi
    03 May 2017 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup monitorues ka thënë se në një sulm të kryer nga militantët e Shtetit Islamik, më 2 maj, pranë një kampi të refugjatëve në verilindje të Sirisë, janë vrarë të paktën 38 persona.

    Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se mbi 30 persona të tjerë janë plagosur në këtë sulm, që ndodhi në një kamp të refugjatëve, në fshatin Rajm al-Salibi, që gjendet në afërsi të kufirit mes Sirisë dhe Irakut.

    Kampi i sulmuar gjendet në territorin e kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

    Forcat Demokratike Siriane, një koalicion i milicive kurde dhe arabe, gjatë vitit të kaluar kanë arritur të marrin nën kontroll nga IS-i, pjesë të konsideroheshme të territorit në veri të Sirisë.

    Tani këto forca po luftojnë që të zmbrapsin militantët nga qyteti Raqqa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark