Një 38-vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Livorno, në zonën Porta a Mare. Kanë qenë banorët e zonës dhe punëtorët e tjerë ata që i kanë ardhur në ndihmë shqiptarit.
Më pas, i plagosuri është dërguar në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Paraprakisht raportohet se shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën.
Hetimet kanë nisur dhe administratori i kompanisë ku punonte shqiptari po merret në pyetje, pasi dyshohet se ka neglizhuar mbrojtjen e punëtorëve ne firmën e tij.