Obama dhe Erdogan flasin në telefon: Zbulohet kërkesa e Erdoganit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama dhe Erdogan flasin në telefon: Zbulohet kërkesa e Erdoganit

    Insajderi
    19 July 2016 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk dhe ai amerikan kanë patur sot një bisedë telefonike, gjatë së cilës është folur për tentativën për grusht shteti, si dhe në lidhje me pozitën e klerikut Fetullah Gylen.

    Ka qenë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, që ka hedhur dritë mbi temën e bisedës mes dy personaliteteve.

    Eshtë pohuar se Turqia ka dorëzuar tashmë një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Gylenit, të akuzuar për organizimin e puçit të 15 korrikut, e se administrata amerikane është e gatshme të japë gjithë ndihmën e nevojshme për hetimin e grushtit të shtetit.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë pohoi se materialet e qeverisë turke ishin dorëzuar në formë elektronike e se ato po shqyrtoheshin.

    Pak pasi kryeministri turk, Binali Jëlldërëm, deklaroi se janë dorëzuar katër dosje për ekstradimin e Gylenit, Turqia kërkoi nga SHBA-të ndalimin e përkohshëm të Fethullah Gylenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark