Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave për “shpëlarje të parasë” dhe vepra të tjera penale në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot kanë zbatuar urdhër kontrollin e urdhëruar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti Special, ku janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, katër lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Gjilanit.
Bastisja është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’, ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë, me të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha të cilat më pas, me qëllim të futjes në sistemin financiar të RKS-së kanë kryer veprime të shumta me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale ‘shpëlarja e parasë’.
Sinjali ka mësuar emrat e dy nga tre të arrestuarit tashmë nga Policia, të cilët janë: Viladan Cakolli, Shefqet Cakolli. Ndërkohë i arratisuri, është Edvan Cakolli.
Gjithashtu, nga ky aksion janë vendosur masa ndaluese për pasuri të shumta, përfshirë banesa, garazhe, parcela tokësore dhe llogari bankare me një total prej 179,560.25 euro të ngrira.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për:
• 39 – banesa të ndryshme, shprehur në (m2) 3,929.52 m2
• 30 – garazhe
• dy lokale afariste