39 vjeçari vozit i dehur, policia tregohet e ashpër me gjobën dhe denimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    39 vjeçari vozit i dehur, policia tregohet e ashpër me gjobën dhe denimet

    Insajderi
    14 January 2024 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjobitur një burrë në Ferizaj i cili në gjendje të dehur ka vozitur veturën.

    Sipas komunikatës së policisë, atij iu shqiptua gjoba prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, si dhe heqja e patentë shoferit.

    Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 14.01.2024, rreth orës 05:30 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, ka ndaluar shoferin M.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit me alkool-test ka rezultuar 0.91 promila dhe për këtë policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Përndryshe, me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark