Autoritetet e Turqisë kanë lëshuar urdhër-arrest për 42 gazetarë, të cilët dyshohen që kanë qenë organizatorë të grusht shtetit që ndodhi me 15 korrik, bënë të ditur CNN.
Në listën e urdhër-arrestit është edhe Nazli Ilicak, mirëpo Ankarajka nuk ka komentuar për këtë gjë.
Autoritetet turke deri tash kanë arrestuar mijëra ushtarë, gjykatës dhe nëpunës civilë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se do t’i pastrojë organet shtetërore nga “virusi” që e ka shkaktuar këtë revolt.