Talenti norvegjez, Martin Odegaard, ka fituar 4 milionë euro që prej transferimit në Real Madrid, edhe pse ka luajtur vetëm 37 minuta me ekipin e parë.
Norvegjezi 17 vjeçar është transferuar në janar të vitit të kaluar në Madrid nga klubi norvegjez Stromsgodset, për një shumë që kalon 2 milionë euro dhe nënshkroi një kontratë 6-vjeçare me klubin mbretëror.
Talenti i Realit ka një pagë marramendëse për një 17 vjeçar. Ai ka një pagë javore prej 80 mijë eurosh, e që i bie se fiton 476 euro në vetëm një orë.
Që prej bashkimit me galaktikët i riu norvegjez ka luajtur shumicën e kohës me skuadrën e dytë në divizionin e 3-të spanjoll.