4 milionë njerëz pa ujë të pijshëm në Kili - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    4 milionë njerëz pa ujë të pijshëm në Kili

    Insajderi
    27 February 2017 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stuhitë e shirave dhe rrëshqitjet e dheut në Kili kanë kontaminuar një lum të rëndësishëm, duke detyruar autoritetet të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm për 4 milionë banorë në kryeqytetin Santiago.

    Zyrtarët thonë se furnizimi me ujë nga lumi Maipo do të duhet të ndërpritet për thuajse të gjithë qytetin, derisa uji të rrjedhë i pastër.

    Njerëzit janë furnizuar në ujë të blerë, ndërkohë, ndërsa autoritetet vendase urdhëruan restorantet dhe bizneset të qëndrojnë të mbyllura. Ata shtynë gjithashtu edhe nisjen e javës shkollore këtë të hënë.

    Personeli i emergjencës tha se uji që vjen nga Andet ka bllokuar edhe rrugët, ndërsa ka izoluar mijëra njerëz.

    Guvernatori rajonal i Santiagos, Claudio Orrego tha se “jemi duke folur për rreth 1.45 milionë shtëpi që do të preken nga ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm, që do të jetë i plotë ose i pjesshëm në 30 qarqe”.

    “Ende nuk e dimë se kur do të rikthehet uji i pijshëm. Nuk mund të garantojmë rifillimin e shërbimit furnizues, derisa ujërat e lumit Maipo të kthjelltësohen”, shtoi më tej ai. Sipas autoriteteve, rikthimi i ujit do të varet nga kushtet e motit dhe stuhitë që kanë kapluar zonat malore, të cilat shkaktojnë edhe reshje të dendura.

    Të paktën 4 viktima janë shënuar nga përmbytjet deri më tani. Rajoni qendror i Kilit ka kaluar disa muaj thatësirë, si dhe është prekur nga zjarre vdekjeprurëse prej javësh të tëra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark