
Hysri Selimi, i dyshuari për spiunazh është arrestuar nga Policia e Kosovës me 6 maj të këtij viti. Pas arrestimit, policia ka bastisur banesën e tij në të cilën janë sekuestruar një numër i pajisjeve elektronike të cilat i ka përdorur për kryerjen e veprës penale.
Sipas dosjes së prokurorisë që ka siguruar Gazeta Insajderi, në banesën e Hysri Selimit në Prishtinë janë sekuestruar katër telefona.
Sipas urdhrit ndalues që ka siguruar Gazeta, thuhet se përpos telefonave celular të tipit “Samsung” është sekuestruar edhe një fletore me 8 fletë.
Provat e sekuestruar janë:
Telefon Samsung, ngjyre e kaltër me numër IMEI :356867/77/435841/8;
Telefon Samsung, ngjyre e zezë me numër IMEI: 380514/85/575137/2;
Telefon Samsung, ngjyre e zezë me numër IMEI: 350731018788048/17;
Telefon Samsung, ngjyre e zezë me numër IMEL:355450530250305;
Provat në fjalë, të cilët ndodhen në zyrat e Policisë së Kosovës, DHKOKR në Prishtinë pas ekzaminimit të tyre, të vendosen nën mbikëqyrjen e Policisë deri në përfundimin e procedurës, respektivisht deri në vërtetimin apo jo të veprës penale dhe konfiskimin apo kthimit te sendeve tek i pandehuri, thuhet në vendim.