×
  • Lajme
  • Lajme

    “4 veta në qeli”, “mos e ha ushqimin”, nëna rrëfen çfarë i kishte ndodhur Faton Hajrizit në Mitrovicë

    Insajderi
    16 July 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     I dënuari Faton Hajrizi ka mbi një javë që është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur. Ai është i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare.

    Kjo është hera e nëntë që ai ik nga burgu.

    Ai pas ikjes nga burgu u shfaq në rrjete sociale duke thënë se ka ikur për shkak se nuk ka qenë i kënaqur me kushtet brenda.

    Ndërsa, nëna e Faton Harjizit, Shehrije Hajrizi, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka rrëfyer për përjetimet që sipas saj i kanë ndodhur Faton Hajrizit derisa ka qenë në burgun e Mitrovicës si 15 vjeçar pasi e kishte vrarë një ushtarë rus.

    Ajo ka thënë së vetë Fatoni i ka rrëfyer se si njëherë i janë futur katër persona në qeli dhe si e ka mbrojtur veten.

     “Kur ka ardhë në vikend. Ma ka tregu një rast. Tha mi kanë shti katër veta në dhomë. Për mos me ndodhë qajo, i kam pre durt. Kjo ka ndodhë në vitin 2000. E ka mbrojtë veten me qat pasqyrë, i ka pre durt e veta”, ka treguar nëna e Faton Hajrizit.

     Më pas ajo përmend edhe një rast tjetër, kur thotë se djali i saj është vënë në dijeni nga një pastruese që të mos e hajë ushqimin në burg, meqë kanë dashur ta helmojnë.

    “Ajo e ka lajmëru, mos e ha ushqimin se janë tu dashtë me të helmu. Në atë kohë na kanë lanë me i cu do keksa do sene. Ajo pastruesja i ka thanë mos e ha këto dy ditë ushqimin se janë tu dashtë me të helmu. Aty u kanë e mundshme çdo sen me i ndodhë”, ka thënë ndër të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark