40-shi i LDK’së: Arroganca dhe gabimet e Kurtit po e rrëzojnë atë e po na forcojnë neve – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    40-shi i LDK’së: Arroganca dhe gabimet e Kurtit po e rrëzojnë atë e po na forcojnë neve

    Insajderi
    02 February 2025 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Sokol Havolli, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen dhe gjuhën e përdorur në tubimet elektorale.

    “Problemet e tij vijnë nga paniku. [Ai ka thënë se do ta shpartallojë opozitën], por tash është vetë pjesë e asaj frike. Arroganca dhe vetmia e tij janë të dukshme, pasi rreth vetes ka vetëm njerëz që ia bëjnë rrafsh dhe nuk i japin asnjë kritikë konstruktive. Nuk është e jon ata komentojmë, sepse gabimet e tij po e rrëzojnë atë dhe po na forcojnë neve”, ka deklaruar Havolli në Debat Plus.

    Më tutje Havolli tha se qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë një gjuhë urrejtjeje dhe se LDK sipas tij, ka qëndruar larg fyerjeve dhe ndotjes së debatit publik, edhe kur ka qenë në opozitë tash.

    “Qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë një gjuhë të tillë urrejtëse. Kjo është dëshmuar gjatë viteve, si në fushata, ashtu edhe në kohën kur LDK ka qenë në opozitë. Nuk kemi rënë në atë nivel të ndotjes së debatit publik, me gjithë ato fyerje”, ka theksuar Havolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark