Gjatë muajit Korrik ka pasur aksidente të shumta, ku një prej tyre gjatë mbrëmjës së djeshme në Dobrushë të Istogut ka përfundur me fatalitet, ku një person ka vdekur dhe kanë mbetur nëntë të lënduar.
Policia e Kosovës ka thënë për Insajderin se vetëm prej fillimit të këtij viti deri në Qershor 40 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve.
Sa i përket muajit Korrik nga Policia e Kosovës kanë thënë se ende nuk është përpiluar lista.
Ndërsa të lënduar nga periudha Janar-Qershor kanë mbetur 7247 persona.
6113 aksidente me dëme që nga Janari deri në Qershor janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Numri total i aksidenteve për këtë periudh është 9930.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes dhe ka shqiptuar 309403 tiketa që nga fillimi i vitit deri në Qershor.
Rikujtojmë se gjatë kësaj periudhe kohore vitin e kaluar 50 persona kanë përfunduar me fatalitet për shkak të aksidenteve.