
Kandidati për komunën e Junikut, Ruzhdi Shehu që synon edhe një mandat tjetër për drejtimin e këtij qyteti ka premtuar subvencione për banorët.
“Komuna e Junikut është e qytetarëve dhe duhet të jetë pranë qytetarëve në çdo moment. Prandaj për mandatin tonë të dytë, kemi ndërtuar një skemë të posaçme të subvencioneve”, ka thënë Shehu.
Këto janë katëgoritë përfituese:
– Për nënat lehona, Komuna e Junik do të ndaj nga 300 euro për çdo lindje;
– Nga 400 euro do të ndahen edhe për të mbuluar shpenzimet e procedurave të varrimit;
– Do të mbulojmë shpenzimet e shërbimit për të sëmurët kronik;
– Do të subvencionohen fermerët me pajisje moderne bujqësore
– Do të ofrohen bursa për nxënësit dhe studentët;
– Do të mbështesim OJQ-të dhe sportistët e Junikut.