Ministria e Kulturës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Malishevës për mbështetje financiare për renovimin e stadiumit të futbollit në Malishevë, në vlerë prej 400 mijë euro.
Ministria e Kulturës do të investojë 310 mijë eurosh, ndërsa komuna e Malishevës merr përsipër shumën prej 90 mijë euro, ky investim do të jetë në periudhën dy vjeçare, në mes vitit 2016 dhe 2017, transmeton Insajderi.
Ministri Shala u shpreh se ky investim do t`i ndihmojë në zhvillimin e garave dhe përmirësimin e lojës së futbollit në komunën e Malishevës.
“Renovimi i stadiumit është një parakusht për ta, në zhvillimin e garave dhe në përmirësimin e cilësisë së futbollit në këtë komunë, investimet në këtë komunë nuk do të përfundojnë me kaq”, ka thënë ministri Shala.
Ndërsa kryetari i kësaj komune falënderojë ministrin Shala dhe tha se ky renovim i këtij stadiumi është shumë i nevojshëm për futbollistët e Malishevës. /Insajderi.com