400 mijë të punësuar nga Kurti, reagon Çitaku: Keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    400 mijë të punësuar nga Kurti, reagon Çitaku: Keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

    Insajderi
    30 July 2023 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se aktualisht janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij.

    Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku e ka quajtur Kurtin popullsitë dhe gënjeshtar, pasi sipas saj këto shifra nuk janë reale.

    Duke ironziuar me Kurtin, ish-ambasadorja tha se kryeministri ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.

    “Është tashmë e ditur se popullistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”.

    “Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani”.

    “Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, tha Çitaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark